Akullore me petë

Akullore me petë

Përbërësit:

  • 300 g miell, 
  • 1 litër qumësht, 
  • 2-3 kokrra vezë, 
  • 1 lugë gjalpë, 
  • 1 majë luge sheqer, 
  • 1 majë luge kripë,
  • piper të bardhë dhe
  • 1 lugë liker.

Gatimi

  1. Hidheni miellin në një tas. Bëni një gropëz në mes të tij dhe hidhni në të vezët. Përziejeni dhe shtonin qumështin , likerin, piperin, kripën dhe sheqerin. Në fund shtojini gjalpin e vakët dhe përziejini. Mbulojeni tasin dhe lëreni që të vijë për 1 orë.
  2. Përgatitja e petëve. Në një tigan me diametër 20 cm të lyer me pak gjalpë, hidhni me radhë nga një filxhan brumë të rrjedhshëm dhe lëreni për 1 minutë sa të marrë ngjyrë, duke e kthyer nga të dyja anët. Pasi petët të jenë gati, vendosni në mes një akullore dhe palosini.
  3. Spërkatini sipër me shurup frutash.
  4. Përdorni si garniturë fruta të freskëta.