Bukë e skuqur

Bukë e skuqur

Për 6 përsona nevojiten:

  • 400 g miell ,
  • 2 vezë ,
  • 300 g djathë i bardhë i grirë ,
  • 3 lugë djathë kaçkavall i grirë ,
  • 1 filxhan vaj ulliri ,
  • pak piper.

Përgatitja:

  1. Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
  2. Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
  3. Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
  4. Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
  5. Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
  6. Servireni të ngrohtë.
  7. Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.