Bukë gërshete

Bukë gërshete

Përbërësit:

  • 1 kg miell,
  • 3 veze,
  • 500 ml qumësht,
  • 1 pako maja birre e freskët,
  • margarinë,
  • fara susami,
  • kripë,
  • sheqer, uthull, vaj (nga 1 lugë).

Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim pak qumështin.
Në një enë hedhim vezët e rrahura, kripen, (vaj, uthull, sheqer nga 1 lugë) dhe i përziejmë. Pastaj thërrmojmë majanë dhe e tretim në qumështin e ngrohtë, të cilin e hedhim në enën ku kemi vezët dhe në fund hedhim millin.
Bëjmë brumin dhe e ndajmë ne nëntë toptha të vegjël, të cilat i hapim një nga një me në peta të vogla. Çdo pete i hedhim nga pak margarine dhe i bashkojmë të gjitha. Më to bëjmë një pete të madhe. Petën e ndajmë në tetë rripa, të cilat i përdredhim dy e nga dy me njëra- tjetrën dhe i vendosim në radhë, në tavën e lyer me margarinë.
E lëmë të pushojë për gati 40 min, derisa rripat te fryhen.
Pastaj i lyejmë më të verdhë vezën përsipër dhe i hedhim fara susami.
E pjekim në furrë.