Byrek me mish

Byrek me mish

Përbersit;
-1 kg miell i bardhë,

-½ kg mish i grirë,

– 200 gr domate,

-200 gr qepë,
vaj, kripë, niseshte,

-30 – 40 gr gjalp, piper i zi.

Përgatisim në fillim brumin duke përzier miellin me kripën dhe ujin (fillojmë me ½ gote ujë). Pasi të kemi rrahur brumin derisa të bëhet elastik e ndajmë në topa të vogla sa një mandarinë.

I lemë të pushojnë duke i mbuluar me një pecetë dhe vendosim vajin të nxehet në një tigan, i shtojmë qepët e grira dhe mishin e grirë. Pasi mishi të ketë ndryshuar ngyrë dhe qepët të jenë zbutur i shtojmë domatet e grira.

I hedhim kripë dhe piper dhe i lemë mënjanë. Fillojmë të hapim topat e brumit: duke vendosur në fillim pak niseshte poshtë dhe pak sipër dhe i hapim me ndihmën e një okklai derisa peta të bëhet shumë e hollë,
gati trasparente. Peta duhet të jetë 2-3 cm më e madhe se tepsia. E lyejmë tespinë me pak vaj dhe shtrojmë sipër petën.

Të njëjtën gjë e  bëjmë edhe me 4-5 topat e tjerë të brumit. Pasi të kemi shtruar edhe  petën e 5 ose të 6 i hedhim gjysmën e kompostos, mund ti hedhim  gjithë komposton, por në këtë rast duhet të hapim gjysmën e petave.

Pasi të kemi mbaruar mbyllim bordet dhe hedhim vaj dhe pak gjalp  mbi sipërfaqen e byrekut. E vendosim tepsinë të piqet në furrë në
temperaturën 220°C.