Byrek me patellxhana

Byrek me patellxhana

Përbërësit:

-1 ve
-2 gota miell
-1 kos
-1/3 e margarinës {të jetë në temperaturë të dhomës ,e bute)

-Krip
I përziejmë te gjitha këto me dore, e bëjmë brumin si të pites dhe e leme pak .

Në një enë e shtypim djathin në thermia të vogla(djathi i bardhe)

-2 thelpinj hudhre të rendisura ,
-2 domate të prera imet
-2 domate të zeza (të qeruara dhe të grira) të gjitha këto i përziejmë mirë dhe u hedhim pak krip.

Brumin e hapim me të holluese si të llokumave dhe e nxjerrim forma me gotë ku në rrath hedhim nga materiali dhe e mbyllim me pirun e bëjmë si gjysem hëne duhet mbyllur mire që mos të dalë materiali, ku të gjitha i rendojme në tepsi te lyer me margarinë dhe përmbi i lyejmë me të verdh vezës dhe i pjekim deri sa te skuqen.