Kek me fik, mollë dhe arra

Kek me fik, mollë dhe arra

Perbersit:

4 filxhane miell
2 lugë caji kripë
1 lugë gjelle sheqer
Pak fryrës keku
½ filxhan me ujë të ftohtë
1 vezë
1 lugë gjelle uthull e bardhë

Për pjekjen:
4 lugë gjelle qumësht
4 lugë gjelle sheqer

Për të përgatitur brumin, përzjeni sëbashku miellin, kripën dhe sheqerin.Hidheni  fryrësin në miell. Përzjeni sëbashku ujin, vezën, dhe uthullën në një filxhan. Shtoni përzjerjen e vezës në miell dhe përzjejeni derisa të njëhësohen. Gjysmën e brumit bëjeni si top dhe mblidheni me një qese plastike. Vendosini në frigorifer për një orë. Gjysmën tjetër vendoseni në akull, për ta përdorur një ditë tjetër.

Mbushja:
3 filxhane me fiq të grirë
2 mollë të mëdha të qëruara, hequr bëthamen dhe bërë në zara
½ filxhan arra të grira
½ filxhan sheqer
1 lugë caji kanellë
¼ filxhan verë Marsala( version I ëmbël)

Vendosini gjithë përbërësit në një tigan të rëndë dhe skuqini në zjarr të mesëm derisa sheqeri të shkrihet dhe fiqtë fillojnë të zbuten e të hapen. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Ngroheni sobën në 180 gradë. Ndajeni brumin përgjysëm dhe rrotullojeni njërën gjysmë në një tepsi. Ta zërë të gjithë tepsinë  dhe në anësore ngriheni pak më shumë brumin. Hidhni mbushjen në kek në mënyrë të njëtrajtshme. Pasi ta keni bërë këtë, vendosni pjesën tjetër të brumit për ta mbuluar atë, dhe me kujdes bashkojini pjesën e poshtme dhe të sipërme të brumit me duar. Me ndihmën e një thike mund të hiqni pjesë ekstra. Hapini katër vrima kekut dhe lyejini pjesën e sipërme me qumësht. Spërkatni sheqerin mbi qumësht, teksa është akoma e njomë. Piqeni kekun për 1 deri në 1 ¼ orë derisa korja të marë një ngjyrë të kaftë. Nëse gjatë pjekjes korja bëhet shumë kafe me kujdes mbulojeni me letër alumin. Ftoheni 15 minuta përpara se t’a servirni.