Lazanja vegjetariane

Lazanja vegjetariane

Perberesit

-peta per lazanja
-3 kungulleshka
-2 patrixhane
-1qep
-2 speca
-purè domate
-kripe,rigon dhe piper

Per salsen Beshamel

-500 ml qumesht
-50 g miell
-40 g gjalp
-kripe dhe arre moskato(une ne vend te kesaj perdor pak piper)
Proçedimi

Pastroni mire perimet(patrixhanet, kungulleshkat dhe specat) dhe i prisni ne copa te vogla. Prisni qepen dhe e skuqni ne nje tigan me vaj te nxehte. Skuqeni deri sa te mar pak ngjyre dhe me pas shtoni perimet e prera. Perimet i skuqni per 15 minuta (sa te zbuten dhe te humbin ujin qe kane) dhe me pas shtoni purèn e domateve, rigonin, kripen dhe lereni te ziejne per 10-15 minuta te tjera. Nderkohe qe perimet ziejne pergatisni salsen Beshamel(mund ta pergatisni edhe me perpara). Kjo salse eshte shume e thjeshte per tu pergatitur. Ne nje tenxhere shkrini gjalpin dhe kur te jete shkrire komplet shtoni te gjithe miellin. Trazoni mire deri sa te formohet nje lloj brumi. Me pas shtoni nga pak qumeshtin duke e trazuar me rrahesen e vezeve. Duhet te keni kujdes qe te mos formohen kokrrizat e brumit. Per te evitur qe te formohen kokrrizat duhet te trazoni mire nderkohe qe shtoni qumeshtin. Rregulloni me kripe dhe pak piper dhe vazhdoni te trazoni deri sa qumeshti te arrij temperaturen e zierjes dhe te dendesohet. Sa me shume ta lini te ziej aq me shume dendesohet beshamela. Une nuk e preferoj shume te dendur pasi kur ftohet dendesohet akoma me shume. Do ju keshilloja qe te fikni zjarrin sapo te shikoni qe beshamela fillon te ziej.

Pasi perimet me domate te kene zier, i bashkojme me beshamelen dhe i trazojme mire. Personalisht i perziej bashke edhe pse receta tradicionale thote qe ne fillim behet nje shtrese me beshamel, nje shtrese tjeter me salsen e perimeve dhe me pas petat. Marim tepsine dhe e lyejme pak me vaj. Ne fillim bejme nje shtrese me salsen qe pergatitem, me pas nje shtrese me petat e lazanjave dhe shtresa tjeter me salsen. Vazhdoni keshtu deri sa te mbaroni salsen. Duhet te lini pak sals per te mbuluar komplet shtresen e fundit te lazanjave. Dmth siper, lazanjat, duhet te kene salsen dhe jo petat. Para se ti vini ne furre i shtroni siper pak djath te grire dhe i piqni per 25-30 minuta ne 180-200° (varet se sa nxehin furrat tuaj).