Makarona me speca dhe patëllxhanë

Makarona me speca dhe patëllxhanë

Nevoiten:

  • 1.2 kg makarona ,
  • 1 kokërr qepë e prerë hollë ,
  • 1 spec i kuq i prerë hollë ,
  • 1 spec i verdhë i prerë hollë ,
  • 2 patëllxhanë të prerë hollë ,
  • ½ kg domate të prera hollë ,
  • 2 lugë majdanoz,
  • gjysmë filxhani vaj ulliri,
  • 1 majë luge me spec djegës e kripë.

Gatimi:

1. Në një tigan kaurdisni qepën. Shtoni specat, domatet, patëllxhanët, specin e djegës dhe pak kripë.

2. Lëreni masën të ziejë derisa të mpikset.

3. Në një tenxhere zieni makaronat.

4. Kur të jenë gati, hidhuni sipër salcën e përgatitur.

5. Gatimi shërbehet duke e spërkatur me majdanoz të prerë hollë.