Pasta me sallatë

Pasta me sallatë

Përmbajtja:

  • 500gr makarona të përdredhura,
  • 4 kokrra domate,
  • 3 karota,
  • 2 speca te kuq,
  • djathë sipas dëshirës,
  • ullinj sipas dëshirës,
  • 3 qepe të njoma (ose 1 të thatë),
  • Gjysmë limoni,
  • Gjysmë kastraveci,
  • Persile sipas dëshirës.

Përgatitja:

Ziejmë makaronat dhe i kullojmë.
Marrim një ene ku do vendosim ushqimin. Tas i thellë. Grijmë domatet në copa më të vogla se për sallatë. Marrim kastravecin e ndajmë ne 4-tersh dhe e grijmë si për sallatë. I qërojmë karotat dhe i grijmë në copa të vogla, qepet, po ashtu edhe specat. Djathin e bardhë e blejmë të prerë në katrore ose e presim vetë në si kuti të vogla. Në perimet e grira hedhim ullinjtë dhe shtrydhim gjysmën e limonit. Persilet i lajmë dhe i presim me gërshërë në copa të vogla mbi perimet. Makaronat i shtojmë dhe në të njëjtën enë hedhim kripe sipas dëshirës dhe i përziejmë. Hahen të ftohta dhe shoqërohen me mish të pjekur.