Pastiço me djathë

Pastiço me djathë

Përbërësit:
-Makarona 300 gram,
-vezë 2 kokrra,
-djathë 100 gram,
-qumësht 1 e 1/2 filxhan çaji,
-kripë,
-piper,
-gjalpë e djathë kackavall të grirë 1 lugë gjelle.

Makaronat spageti ziejnë në ujë të vluar me kripë për 10-15 minuta.

Kullohen, shpëlahen,kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kackavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.