Pite misri me djathë

Pite misri me djathë

Për 4-5 persona nevojiten:

  • 1/2 kg miell misri,
  • 2 di qumësht,
  • pak kripë,
  • 10 gr. sheqer,
  • l tharm i bukës.

Për yç:

  • 1/2 kg djathë,
  • 250 gr sheqer,
  • 3 ve,
  • l qese vanilje,
  • 2 lugë miell,
  • rrush i tharë.

Përgatitja:

Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i qitet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës.

Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të kuqtë e vesë bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vesë.

Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë.

Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.