Puding me oriz (sultjash)

Puding me oriz (sultjash)

Për 2-3 persona nevojiten:

  • 600 ml qumësht,
  • 70 gr oriz ,
  • 50 gr sheqer,
  • 40 gr rrush të thatë,
  • 1 vezë,
  • pak kripë,
  • 1 luge të vogël vanilje,
  • 1/4 lugë kanellë.

Përgaditja:

Vendosim në zjarr të fortë një tenxhere me qumështin, orizin dhe pak kripë derisa të fillojë të vlojë.

Më pas ulim zjarrin në minimum dhe e përziejmë masën herë pas here në mënyrë që orizi të mos ngjitet, por në të njëjtën kohë të ziejë plotësisht (normalisht nevojiten rreth 20-25 minuta).