Receta kineze

Receta kineze

Perberesit :

12 copa petash te vogla katrore (copa te vogla si te besh byreqe trekendeshe)
2 karrota
1 kercell sedano (eshte lloj barishte)
1 kokerr qepe (te madhe)
3 gjethe lakre
100 gr sytha soje
kripe
vaj (per te skuqur, jo ulliri)

Pastroni, lani dhe prisni perimet ne rripa te gjate e te holle.Ne nje tigan hedhim disa luge vaj dhe qepen dhe i skuqim, me pas shtojme sedanin dhe karrotat dhe ne fund sythat e sojes bashke me lakren dhe i perziejme.

I hedhim kripe, shtojme nje filxhan uje, i mbulojme dhe i leme te marrin vale per nja 10 minuta.
Pasi jane gati perimet, i heqim kapakun dhe i leme derisa te thahet komplet uji qe kane.

Kur te jene ftohur perimet, hapim petat ne nje tavoline te sperkatur pak me miell dhe hedhim nga nje luge gjelle nga ajo qe kemi pregatitur ne qender te petave.

Procedura per te mbyllur involtini primavera eshte shume e thjeshte.
1. Rrotulloni majen e pastes
2. Mbyllni dy anesoret e petave
3. Rrrotulloni byrekun per ta mbyllur perfundimisht
4. dhe se fundmi cepin tjeter e lagim pak me uje per te ngjitur qe mos te hapet gjate skuqjes

I marrim byreqet dhe i veme ne nje pjate te lyer pak me miell dhe i vendosim ne frigorifer per afro 10 minuta.Pastaj marrim nje tigan te thelle dhe hedhim vajin per ti skuqur dhe fillojme i skuqim Involtinit duke i rrotulluar nga te dy anet derisa te marrin nje ngjyre te arte.

I heqim dhe i vendosim ne nje pjate me leter thithse ku mund ti heqim vajin e tepert dhe me pas i vendosim ne pjaten qe do i servirim. Shoqerohen me salsa te ndryshme sipas deshires.