Rollatë me kafe dhe biskota

Rollatë me kafe dhe biskota

Përbërësit:

– 100 gram sheqer pluhur
– 100 gram sheqer kristal
– 150 gram gjalpë
– 300 gram biskota
– 1 filxhan kafe
– 1 lugë kakao
– 1 të verdhë të vezës
– 1 lugë sheqer pluhur

Për ta përgatitur petën, duhet t’i përzieni biskotat e grimcuara, sheqer pluhurin dhe kakaon. Atyre shtoni kafen e vluar dhe së bashku përzieni.

Peta e përgatitur vendoset në foli ose në letër për pjekje të trashësisë rreth pesë milimetra.

Për fillin duhet ta përzieni gjalpin me sheqerin kristal, do të shtoni të verdhën e vezës. Pasi që ta përzieni mirë, filli është gati. Kështu të përgatitur e lyeni petën dhe me ndihmë të folisë apo letrës për pjekje bëni rollat. Rollatin e gatshëm lëreni disa orë në frigorifer, dhe para shërbimit prijeni në copa të holla.