Spanakopita

Spanakopita

Perbersit:

-500 g gjethe spinaqi te fresket
-250 g gjiz
-250 g djath i bardhe shqiptar ose djath feta
-8 qepe te njoma
-2 veze
-6 flete pasta filo (pete te gatshme per byrek)
-40 g gjalpe

Proçedimi

Lani mire gjethet e spinaqit dhe i vendosni te skuqen ne nje tigan me gjysmen e gjalpit (20 g). Pasi te kene humbur pjesen me te madhe te ujit shtoni qepet e njoma te prera imet dhe vazhdoni ti skuqni bashke deri sa te zbuten. Therrmoni djathin, bashkojeni me gjizen dhe i shtoni ne tiganin e spinaqit dhe qepeve. Lereni te skuqen per 3 minuta bashke dhe fikni zjarrin. Rrihni 2 vezet ne nje pjat dhe i shtoni ne tigan duke trazuar mire. Merni petat e gatshme dhe siper ç’do pete lyejeni me gjalpin e shkrire (20 g qe mbeten). Vendosni te gjitha petat siper njera tjetres duke mos harruar ti lyeni me gjalp dhe hidhni mbushjen qe pergatitet me pare. Mbyshjen vendoseni ne te gjithe gjatesine e petes duke filluar ne nje nga bordet ne menyre qe me pas ti jepni formen e nje rolè, si behet strudel. Vendosni rolen ne nje tepsi me leter furri dhe piqeni ne furre te nxehur 200°C per 30 minuta ose deri sa te mari ngjyre siper.