Sufle me djathë

Sufle me djathë

Recetë për sufle me djathë, që shërbehet para ngrënies. Nuk e di nëse ju intereson, por nuk është ide e keqe në shtëpi të keni një recetë të tillë.

Nëse ndonjëherë vendosni t’i befasoni të afërmit me diçka të re ajo mund të jetë pikërisht kjo.
Perberesit:
• pak kripë
• 250 gram djathë
• 200 gram gjalpë
• 500 mililitra qumësht
• 200 gram miell
• 10 vezë
• piper të zi (pak në lugë të kafesë)Përgatitja:
Në një tavë shkrini gjalpin, shtoni miellin, dhe përzieni. Pastaj ngadalë shtoni qumështin. Përzieni deri sa të bëhet një krem i trashë. Në salcën e gatshme shtoni djathin e grirë. Nëse ka nevojë shtoni kripë dhe pak piper të zi. Të bardhat e vezës ndani nga të verdhat, dhe nga të bardhat bëni një krem.

Në salcën e ftohur shtoni të verdhat, një nga një, me përzierje të pandërprerë dhe në fund me kujdes përziejeni kremin e bërë nga të bardhat. Në një enë të madhe vendosni brumit. Piqeni në një furrë të nxehur rreth 30 minuta. Shërbehet në të njëjtën enë ku është përgatitur.
Ju bëftë mirë!