Tortë me luleshtrydhe

Tortë me luleshtrydhe

Përbërësit:

– 200gr brumë i qullët të ngrirë
– ¼ dl qumësht
– 700 gr sheqer vanilje
– 25 gr miell
– 2 të verdha veze
– ¼ pana të freskët
– 50 gr bajame
– 700 gr luleshtrydhe
– 70 gr sheqer
– ¼ dl ujë
– 750 gr miell
– 4 vezë
– 700 gr gjalpë

Përgatitja:

Shkrini brumin e qullët, pastaj shtrijeni në një tortierë, hapini disa vrima me pirun. Përgatisni brumin për “mbulesën” e tortës. Hidhni ujin, gjalpin, pak kripë, 20 gr sheqer në një tenxhere. Ziejeni, shtoni miellin e vazhdoni ta përzieni brumin me një lugë druri, derisa brumi të shkëputet nga ena. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni 4 vezët një nga një, përziejeni dhe mbajeni larg zjarrit.

Përgatisni kremin e pastiçerisë: hidhni qumështin e vluar dhe vaniljen mbi të verdhat e vezës, mbi sheqerin dhe miellin, përzieni dhe lëreni të vlojë për disa sekonda. Bashkoni
gjysmën e kremit të pastiçerisë me brumin ‘mbulesës’ hidheni në një tavë bashkë me brumin e qullët dhe hidhini sipër bajamet e prera.

Piqeni në furrë të nxehur 210° për 30 min. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Lani mirë luleshtrydhet, rrihni panën derisa të bëhet si shkumë. Me ndihmën e një thike shkëpusni brumin’ e qullët nga “mbulesa”. Hidhini sipër brumit të qullët pjesën e mbetur të kremit të pastiçeri së, hidhini sipër luleshtrydhet dhe panën.

Vendosni me kujdes “mbulesën” e spërkateni me sheqer pluhur.