Zemra Portokalli

Zemra Portokalli

Për 30 copë nevojitet:

  • 250 gr. miell,
  • 150 gr. sheqer,
  • 1 prizë kripë,
  • 1 qese vanilin/sheqer,
  • 1 ve,
  • 150 gr. gjalpë e butë.

Për fillin dhe dekorim: 100 gr. marmelatë portokalli, 100 gr. çokollatë kuzhine, 50 gr. thelb arra.

Përgatitja

Mielli, sheqeri, kripa, vanilin/sheqeri, veja dhe gjalpi hidhen në një enë të thellë dhe me mikser përpunohen në një masë të thermuar. Me duar e ngjeshim dhe të mbuluar e lëmë 60 minuta të ftohet.

Brumin e përziejmë pak me mikser në një masë të lëmuar, e t`hollojmë në një sipërfaqe të pluhurosur me miell, i presim (me formë zemre) 60 zemra të cilat i vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe i pjekim. Pas pjekjes (rreth 10 minuta në 200 gradë) i shkoqisim ato me thikë.

Marmelatën e portokallit e përziejmë, nga dy zemra i bashkojmë me të. Çokollatën e shkrijmë në një enë mbi ujë të nxehtë dhe gjatë ftohjes kohë pas kohe e përziejmë. Zemrat i lyejmë me të dhe i zbukurojmë me nga një gjysmë-arrë.