Përbërësit:
- 500gr mish i bardhë pule
- 300gr makarona
- 1 litër supë nga ajo qe zien mishi
- 1 lugëe vegete
- 1 lugë e vogël kripë
- 100ml vaj
- 2 luge miell
- 150ml qumësht
- 100gr djathë kaçkavall ose ndonje djath tjetër i fortë
Përgatitja:
- Në një enë ziejmë mishin e pules me 2l ujë. Shtojmë vegetën dhe ziejmë per 30 minuta (Nëse deshironi që mishi të zihet më shpjetë ndajeni në copëza të vogla)
- Makaronat i ziejmë sipas udhezimeve në paketim, i kullojmë
- Në një tigan ngrohim vajin, shtojmë miellin dhe e fërgojme derisa mielli të merr ngjyrë të artë
- Shtojmë qumështin, shtojmë kripë sipas nevojës dhe shtojmë 1 litër nga uji në të cilin është zier mishi i pules
- Përzijme për pak, largojmë nga zjarri dhe shtojmë kackavallin e grirë në rende
- Mishin e grijme ne copeza te vogla.
- Në një enë të qelqit zjarrërezistuese, vendosim makaronat e ziera dhe të kulluara, shtojmë mishin e coptuar dhe në fund mbulojmë me salcen beshamel, përziejmë mirë dhe e pjekim në furren e parangrohur në 220 gradë derisa të merr ngjyrë të kuqrremt