Përbërësit:
- 4-5 kungulleshka të reja
- 2-3 vezë
- 100g miell
- 1 lugë kripë
- 1 lugë erëz në bazë bimore
- 100ml vaj për pjekje
Për lyerjen:
- 150ml ajkë të thartë (pavllakë)
Përgaditja:
- Qerohen kungulleshkat dhe i preni në formë të hollë (nësë janë të reja bën të lihen ashtu si janë)
- I kriposni dhe i leni për 10-15 minuta, vendosni vajin që të nxehet
- Në një pijatë përzieni vezët me kripë dhe erëzat. Derdhni ujin nga kungulleshkat dhe i rrotulloni në miell, pastaj në vezë
- Fërgoni 1-2 minuta në njëren anë, pastaj në tjetrën deri sa të fillojnë të skuqen. Yndyrën e tepërt e largoni
- I rëndisni kungulleshkat në enë për pjekje dhe në secilin rend i lyeni me pak ajkë të thartë
- Në një enë të veçantë i përzieni vezët dhe ajkën e thartë, pastaj hidhni qumësht dhe barazoni masën. I hidhni në kungulleshkat e rënditura
- Vendosni në furrë për pjekje për 15-20 minuta në 180 gradë, derisa sipërfaqja lartë të filloj të skuqet
- Të servohet e nxetë, me sallatë të trangujve dhe domateve me pak vaj ulliri dhe djathë
Vërejtje:
Me qenë se musaka nuk është e yndyrshme, mund të përdoret e ftohët (gjatë pjekjes së musakës mos shtoni yndyrëra, paraprakisht largoni yndyrën nga kungulleshat)