Përbërësit:
- 1 qepë
- 3 patate te mëdha
- 2 filgjan oriz (200 ml)
- 300 gr kërpudha te freskëta
- 1 lugë vegete
- ½ lugë kripë
- 1 lugë biber i kuq
- 1 lugë miell
- 100 ml vaj
- Ujë sipas nevojes
Përgatitja:
- Qepen e grijmë sa më imët
- Patatet qerohen dhe grihen në rrathe
- Kërpudhat i grijmë në fletëza të holla
- Perziejmë qepen kerpudhat, vegetën, orizin, kripen, biberin
- Taven e lyejm me vaj dhe shtrojmë një shtresë nga rrathet e patateve
- Pastaj vendosim komplet përmbajtjen e perzier me orizin dhe kerpudhat dhe pastaj shtresën tjetër me rrathe patatesh
- Perziejmë vajin e mbetur, piperin e kuq, miellin dhe dy gota ujë, i perziejme mire dhe këtë masë e vendosim sipër patateve (uje shtojmë aq sa të barazohet me shtresën e patateve)
- Taven e vendosim në pjekje në 200 gradë për 1 orë dhe më pas shtojmë edhe pak ujë sepse orizit i duhet më shumë ujë për t’u zier mjaftueshëm
- Pastaj pas 20-30 minuta musaka do te jetë e gatshme