Përbërësit për 4 persona:
- 2 speca të kuq të prerë në copa
- 2 speca të verdhë të prerë në copa
- 1 patellxhan të madh të prerë në copa
- 2 lugë të mëdha çaji me rozmarine
- 2 lugë të medha çaji me vaj ulliri
- 2 lugë të medha çaji me uthull
- 1 thelb hudhre të shtypur
- 4 gjokse pule
- 150gr makarona tubë
- 100gr ullinjë të prerë në copa
- Kripë
Përgatitja:
- Ngrohni furrën paraprakisht në 220 gradë
- Trazoni bashkë specat, patellxhanin, rozmarinen dhe vendosni në një tavë të madhe
- Sperkatini me kripë dhe vaj ulliri dhe leni mënjane
- Trazoni uthullen me hudhren e shtypur dhe me p[rzierjen e p[rfituar lyeni mishin e pules
- Vendosni mishin mbi perimet dhe piqni bashkë për 20 minuta ose derisa të zbutet
- Ndërkohe, përgatisni makaronat sipas udhëzimeve të pakos
- Kur pula të jetë gati, hiqeni nga furra
- Trazoni makaronat me perimet e përziera dhe ullinjtë
- Servojeni gjellën duke i shtuar pak uthull