Përbërësit:
- 3 disqet të tortës (pandispanje) të gatshme
- 1 kg dredhëza
- 400 g pana
- 50 sheqer
- Krem pana për të zbukuruar tortën sipër
Përgatitja:
- Në fillim i pastrojmë dredhëzat, i lëml pak tl thahen dhe i presim në gjysmë, por duhet t’i lëmë pak përsiper për dekorim
- Në një enë i hedhim dredhëzat duke ju hedhur pak sheqer, 4-5 lugë gjelle dhe 2-3 lugë lëng të limonit dhe i lëmë aty për rreth 1 orë që të zbuten, me lëngun e tyre të formuar do ta përdorim për spërkatje të pandispanjes tortës
Përgatitja e kremit:
- Në një enë hedhim panen dhe shtojmë sheqerin duke i përzier me mikser derisa të krijohet një masë e mire
- Pastaj dredhëzat i shtojmë brenda në pane duke i përzier, lëmë disa luge nga lengu i tyre
- Pastaj presim pandispanjen në 3 disqe nëse nuk është e prerë dhe diskun e parë e vendosim në një piatë (rreth) të madh dhe fillojmë procedurën për të bërë tortën
- Pasi kemi vendosur diskun e parë, e spërkasim me lëngun e dredhëzave me një lugë dhe pastaj hedhim një shtresë pana duke e rrafshuar mirë
- Pastaj vendosim diskun e dytë te tortës dhe vazhdojmë me të njejtën procedurë si me parë
- Deri tek disku i 3-të, i hedhim panen sipër duke e rrafshuar mirë dhe sipër vendosim dredhëzat për dekorim
- Pasi torta është gati e fusim në frigorifer për 1 natë para se të sërvohet