Përbërësit:
- 5l qumësht
- 5 pudingë vanilje
- 400gr sheqer
- 375gr margarinë
- 300gr biskota
- 800gr banane
Përgatitja:
- Nga qumështi ndajmë 300 ml në të cilin do te tretim pluhurin e pudingëve
- Sasine e mbetur të qumështit e vëmë të vloj me sheqerin
- Pasi vlon qumështi, shtojm[ pudingat e tretura dhe p[rziejm[ derisa kremi t[ trashet
- Largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak
- Shtojmë dhe margarinë dhe e përziejmë derisa të shkrihet margarina
- Biskotat i thyejmë në copëza të vogla dhe i shtojmë në enën me pudingen e zier dhe pak të ftohur. Përziejmë derisa të bashkohen mirë përbërësit
- Në një enë të thellë vendosim 1/3 e fillit me biskota dhe pudingë, pastaj vendosim një shtresë me bananet e grira në rrathe më të trashë derisa të mbulohet siperfaqja
- Mbi banane vendosim një sasi kremi derisa të mbulohen bananet dhe prap një shtresë me bananë
- Ëmbëlsiren e përfundojmë me kremin e mbetur dhe e dekorojme sipas dëshires