Petulla

Petulla

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 10 lugë gjelle miell
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 3 lugë gjelle vaj
  • 600 ml qumësht
  • 1 shishe bosh

Përgaditja:

  1. Vendosni hinkë (ose gyp) në shishe dhe hidhni fillimisht miellin, sheqerin dhe më pas kripën. Pastaj shtoni vezët, vajin dhe qumështin
  2. Pra, fillimisht shtoni përbërësit e thatë dhe më pas ato të lëngshëm
  3. Mbylleni shishen dhe tundeni mirë deri sa të merrni një përzierje homogjene
  4. Merrni një tigan dhe shtoni pak vaj në të. Vendoseni në zjarr dhe hidhni në të nga brumi i petullave
  5. Skuqni aq petulla sa të dëshironi sepse mund ta ruani brumin që ju mbetet në frigorifer, për ta përdorur të nesërmen në mëngjes. Thjesht shtoni pak ujë ose qumësht për të holluar brumin.