Sa kalori në ditë ju nevojiten?

Sa kalori në ditë ju nevojiten?

Kaloritë ditore duhet të jenë rreth 1800 sipas një studimi të ri.

Rekomandimet aktuale për femrat është rreth 2000 kalori, ndërsa për meshkujt numri i kalorive në ditë është 2500.

Megjithatë, Instituti i shëndetit publik të Anglisë ka filluar një fushatë “400-600-600” që do të thotë kufizim i marrjes së ushqimit, në mëngjes 400 kalori, drekë 400 kalori, në darkë 600 kalori. Ky rregull lejon që të bëhen lëshime deri në 100 kalori në total.

Siç thuhet nga Instituti, pesonat e moshës madhore konsumojnë nga 200 deri 300 kalori më shumë sesa duhet.

Për dekada me rradhë është bërë e ditur që njerëzit që janë aktivë kanë nevojë për 2000 deri 2500 kalori në ditë për të mbajtur ekuilibrin e trupit, thotë Christopher Snowdon.

Të dhënat e fundit kanë treguar se britanikët janë vendi i gjashtë në botë për nga pesha e tepruar.

Instituti i shëndetit publik thotë se kaloritë janë përgjegjëse për mbipeshën dhe njerëzit duhet të bëjnë zgjedhje me të shëndetshme.