Pjatat kryesore të Krishtlindjeve nëpër botë

Duhet të provoni...

Simptomat e ulcerës së lukthit

Ulcera e lukthit paraqitet te një nga 10 persona të rritur. Ulcera në fjalë, që quhet edhe ulcera peptike, mund të paraqitet edhe në...

Muffins me çokollatë

Përbërësit për 12 servime: 2 banane 1 vezë, temperaturë të dhomës ⅓ filxhan 80ml vaj perimesh ½ filxhan 100g sheqer ¼ filxhan 60 qumësht ...

Supë shëruese nga hithrat

Përmirëson punën e sistemit të tretjes, bën detoksifikimin e organizmit, është e mirë për pastrim të gjakut dhe të veshkave, vepron pozitivisht në pankreas...

Puding torte me çokollatë

Përbërësit: ½ filxhan 435g çokollatë të lajthisë e shkrirë (ngrohët) 24 biskota 2 paketime puding çokollate 4 filxhan 945ml qumësht 225 krem djath 100g sheqer ...

Dreka e Krishtlindjeve njihet edhe si momenti më solemn që bashkon rreth tryezës familjen dhe miqtë më të afërt. Përveç traditave të ndryshme të të festuarit, duhet pranuar që larmia në kuzhinë është një tjetër pikë e fortë e kësaj feste. Ju ftojmë të zbuloni pjatat kryesore në vende të ndryshme të botës. Ku i dihet, ndoshta një ditë mund të jeni edhe ju aty.

Gjermani: Mund të tingëllojë e çuditshme, por pjata kryesore për gjermanët janë biskotat e bëra në shtëpi, ku më kryesoret janë: “Platzchen”, të bëra me çokollatë dhe “Lebucken”, të bëra me miell bajamesh dhe që shoqërohen me akullore.

Francë: Dreka tipike e Krishtlindjes franceze njihet me emrin “Reveillon”, por ndryshon në varësi të krahinave. Ajo përbëhet kryesisht nga ostrike, salmon, krepa, fois gras (mëlçi pate) dhe shampanjë.

Mbretëri e Bashkuar: Tradita kërkon që dreka, në fakt, të nisë që në mëngjes. Menyja përfshin gjel të pjekur, të mbushur me arra, mish dhe proshutë, shoqëruar me patate dhe mollë. Kurse për ëmbëlsirë shërbehet puding me fruta të thata dhe konjak.

Suedi: Pjata kryesore e Krishtlindjes suedeze është “Risgrynsgrot’, një puding me bazë orizi dhe kanelle. Kësaj pjate i shtohet edhe një kokërr bajameje fatsjellëse. Sipas legjendës, personi që gjen bajamen do të martohet ose shtohet në familje vitin që vjen.

Danimarkë: Pjata tipike daneze është “Risalamande”, një ëmbëlsirë e bërë me krem vanilje, bajame dhe puding orizi. Shoqërohet me shurup frutash pylli.

Spanjë: Në tavolinat e spanjollëve nuk mund të mungojë “Txistorra”, një salsiçe me origjinë baske. Ajo bëhet me të brendshmet e qengjit, mish derri i tharë, spec djegës, hudhër dhe kripë.

Rusi: Rusët janë të krishterë ortodoksë dhe e festojnë Krishtlindjen më datë 7 janar. “Zakuscki” është mbretëresha e tryezës, një antipastë me bazë peshku, që shoqërohet me salca të ndryshme dhe vodka.

Poloni: Darka e Krishtlindjes përbëhet nga 12 pjata, nga një për secilin apostull. Tradita kërkon që të lihet gjithmonë një vend bosh në tryezë për ndonjë mik që mund të vijë në momentin e fundit. Pjatat kryesore janë ”Pierniki”, një ëmbëlsirë tipike me mjaltë dhe “Babka”, një lloj buke e ëmbël.

Etiopi: Duke qenë se në Etiopi ndiqet riti ortodoks, Krishtlindja festohet si në Rusi, më datë 7 janar. Pjata kryesore është “Doro wat injera”, pulë e shoqëruar me erëza dhe vezë të pabëra.

Filipine: Në ishujt Filipine festa nis zyrtarisht më 16 dhjetor dhe fill pas mesnatës së Krishtlindjes është “Noche Buena” (Nata e mirë). Darka e Krishtlindjes përbëhet nga 12 pjata kryesore, ku kryefjala është derri i pjekur në hell.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Duhet të provoni...

Petulla

Përbërësit: 2 vezë 10 lugë gjelle miell 3 lugë gjelle sheqer 1/2 lugë çaji kripë 3 lugë gjelle vaj 600 ml qumësht 1 shishe...

Simptomat e ulcerës së lukthit

Ulcera e lukthit paraqitet te një nga 10 persona të rritur. Ulcera në fjalë, që quhet edhe ulcera peptike, mund të paraqitet edhe në...

Muffins me çokollatë

Përbërësit për 12 servime: 2 banane 1 vezë, temperaturë të dhomës ⅓ filxhan 80ml vaj perimesh ½ filxhan 100g sheqer ¼ filxhan 60 qumësht ...

Supë shëruese nga hithrat

Përmirëson punën e sistemit të tretjes, bën detoksifikimin e organizmit, është e mirë për pastrim të gjakut dhe të veshkave, vepron pozitivisht në pankreas...

Puding torte me çokollatë

Përbërësit: ½ filxhan 435g çokollatë të lajthisë e shkrirë (ngrohët) 24 biskota 2 paketime puding çokollate 4 filxhan 945ml qumësht 225 krem djath 100g sheqer ...

More Recipes Like This

- Advertisement -