Përmirëson punën e sistemit të tretjes, bën detoksifikimin e organizmit, është e mirë për pastrim të gjakut dhe të veshkave, vepron pozitivisht në pankreas dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.
Hithrat lulëzojnë nga pranvera deri në vjeshtë dhe janë shtojcë e shkëlqyeshme për brumëra dhe rizoto, por është edhe më e popullarizuar në supë të dendur.
Në cilëndo gjellë që ta përgatisni, hithrat nuk është e nevojshme t’i zieni por vetëm t’i fërgoni jo më shumë se dy minuta.
Kështu do të ruani maksimalisht cilësitë e tyre ushqyese dhe shëruese, mirëpo ka arsye të shumta për shkak të të cilave është mirë të hamë hithra.
T’i numërojmë vetëm disa: përmirëson punën e sistemit të tretjes, bën detoksifikiminn e organizmit, është e mirë për pastrim të gjakut dhe të veshkave, vepron pozitivisht në pankreas dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, shëron inflamacionin e traktit urinar dhe stimulon punën e zorrëve, por vepron edhe si diuretik, përmban vitaminat C dhe A, kalcium, kalium, hekur, fosfor dhe vitamina e minerale të tjera.
Çaji i hithrave përdoret për sëmundjet e mëlçisë dhe të tëmthit, çrregullimin e gjumit, ngërçeve në stomak, të thatit, sëmundjeve të mushkërive etj.
Gjithashtu, pa marrë parasysh cilësitë shëruese, hithra nuk konsumohet e freskët, sepse atëherë mund të shkaktojë probleme në sistemin e tretjes dhe skuqje të lëkurës.
Receta për supë të shkëlqyeshme nga hithrat, përgatitja e së cilës është aq e thjeshtë sa që mund ta përgatisin edhe fëmijët./femina
Përbërësit për katër persona:
- 300 gr hithra,
- 5 patate të madhësisë mesatare,
- disa pika vaj ulliri,
- kripë,
- piper.
Përgatitja:
- Patatet pritni në katër pjesë dhe zieni.
- Nga fundi i zierjes shtoni hithrat të cilat duhet vetëm të zbuten.
- Shtoni vajin e ullirit dhe imtësojeni mirë me mikser.
- Qitni erëza sipas dëshirës.