Mazë e pjekur

Mazë e pjekur

Përbërësit:

    • 1 litër qumësht
    • 1/4 kg miell misri
    • 2 vezë
    • 100 gr gjalpë
    • 1/2 kg mazë ose djathë i yndyrshëm
    • kripë sipas nevojës

Përgaditja:

Në qumësht të valë, hidhet mielli gradualish duke e përzier, që të mos mbesin kokrriza mielli. Largohet nga zjarri dhe pasi të ftohet pak, shtohen gjalpi dhe vezët e tundura në shkumë të dendur. Masa e përzier mirë, derdhet në tepsi të lyer me yndyrë, mbi i hidhet maza e shkrirë ose djathi në rende dhe futet në furrë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 30 minuta. Maza pritet në katrorë dhe shërbehet e nxehtë me kos, speca të mbushur me gjizë, djath etj.